Sporti

Florentino Perez paralajmëron “bombën” e merkatos, gati oferta rekord prej 150 milionë eurosh!

06/04/2026 23:26
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, ka bërë një deklaratë që ka ndezur menjëherë spekulimet në tregun e transferimeve.

Sipas tij, të martën do të paraqitet një ofertë gjigante për një futbollist të nivelit më të lartë që aktualisht aktivizohet te një klub i Ligës së Kampionëve.

Perez theksoi se bëhet fjalë për një ofertë rekord në historinë e klubit, duke shtuar se shuma do të jetë të paktën 150 milionë euro.

“Të martën do të bëj një ofertë gjigamte për një klub të Ligës së Kampionëve për një superyll të futbollit. Do të jetë oferta më e madhe në historinë e klubit. Do të paguaj të paktën 150 milionë euro!”.

/GazetaBlic Sport/