Sporti

Fitoi kupën e UEFA-s me ‘Neruazzurët’, ish futbollisti: Interi fiton derbin ndaj Milanit, ja golashënuesit

09/15/2023 13:06
nga:Mergim Rreci

Derbi i “Madonnina” ndez futbollin italian, e gjithë vëmendja është në Milano, aty ku të shtunën përplasen dy ekipet kryesuese, dy ekipet më në formë, Inter-Milan.

Ky derbi tradicionalisht ka qenë i ‘zjarrtë’, me të dy skuadrat që kanë dhuruar historikisht emocione fantastike. Emocione të tilla pritet të ketë edhe nesër, aq më shumë për faktin se të dy skuadrat janë kryesuese të tabelës në Serie A.

Interi i dominoi derbit sezonin e kaluar, duke fituar katër radhazi mes Serie A, Superkupës së Italisë dhe gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, të gjitha pa pësuar gol.

Ish futbollisti i skuadrës së Interit, Francesco Colonnese e ka komentuar këtë sfidë në një prononcim ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’, duke deklaruar se ‘Neruazzurët’ do ta fitojnë derbin.

Unë e mbështes fuqishëm skuadrën e Interit dhe jam i bindur që do ta fitojë derbin. Rezultati do të jetë 3 me 1. Lautoaro Martinez, Marcus Thuram dhe Frattesi mendoj se do të shënojnë për Interin, kurse Leao për Milanin“, tha Colonnese.

Colonnese është në mesin e futbollistëve më të njohur që ka luajtur tek skuadra e Interit, duke fituar Kupën e UEFA-s në vitin 1998.

/GazetaBlic Sport/