Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.
Manchester United ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Wolves, duke triumfuar me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Martial dhe Garnacho i shënuan golat e ndeshjes, duke i dhënë një fitore me shumë vlerë skuadrës së tij për zonën Champions.
Chelsea dështoi përsëri për të fituar, me londinezët që barazuan me rezultat 2 me 2 ndaj Nottingham.
Aston Villa triumfoi ndaj Tottenham 2 me 1, kurse Fulham fitoi pikët e plota ndaj Southmapton, atje ku rezultati përfundimtar ishte 0 me 2.
/GazetaBlic Sport/


