Sporti

Top 5 futbollistët që fitojnë më shumë nga sponsorizimet e këpucëve të futbollit

03/31/2023 23:30
nga:Mergim Rreci

Është fakt që futbollistët marrin rroga stratosferike nga klubet e tyre, por duhen marrë parasysh edhe ato që hyjnë përmes sponsorizimeve.

Për më tepër, tregu i sponsorizimit të takave të futbollit është i ngjashëm me tregun e transferimeve të lojtarëve, pasi markat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje me futbollistin dhe për ta përfshirë atë në radhët e tyre.

5 lojtarët që marrin më shumë para për sponsorizimin e këpucëve të tyre çdo sezon:

Neymar Jr 26 milion euro

Anësori brazilian përfaqëson Pumën.

Erling Haaland 25 milionë euro

Sulmuesi norvegjez përfaqëson Nike.

Leo Messi 20.4 milionë euro

Ylli argjentinas përfaqëson Adidas.

Cristiano Ronaldo 17 milionë euro

Ylli portugez është rrëzuar nga froni si futbollisti më i paguar i Nike, por ai ka një kontratë të përjetshme me markën dhe mbetet një figurë publike pavarësisht se luan në Arabinë Saudite.

Kylian Mbappe 16 milionë euro

Sulmuesi francez përfaqëson Nike. /G.D abcnews.al/