Simone Inzaghi, trajneri i Interit ka folur pas ndeshjes së sotme ndaj Inerit.
“Mendoj se ishte një derbi më pak spektakolar se ai i ligës. Skuadrat nuk ishin të rrjedhshme. Në kthim do të mendojmë për prillin, duam finalen për të fituar një tjetër trofe. Është ndeshja e tridhjetë e gjashtë, duhet të rikuperojmë shkëlqimin”, tha fillimisht Inzaghi, përcjell GazetaBlic Sport.
Më pas ai tha se po luajnë shumë mirë dhe se kishin një rast të mirë për ta shënuar golin.
“Po luajmë shumë mirë, duhet ta rishikoj ndeshjen, por përveç një gabimi në dalje, pati një pritje të mirë nga Handanovic dhe nuk rrezikuam shumë. Romagnoli i hoqi një top Dzekos që ishte afër golit. Jemi sulmi më i mirë, nuk kemi shënuar në katër ndeshje dhe është lajm, por, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


