Angazhimi i portierit reprezentues të Gambias, Baboucarr Gaye, doli të jetë shumë i duhur për skuadrën e Shkëndijës nga Tetova.
Përveç se u tregua vendimtar me pritjet e tij, duket se do të shndërrohet në biznes për tetovarët pasi tashmë oferta serioze arrijnë në adresë të tij dhe klubit.
Niveli që ka shfaqur dhe paraqitjet e tij fantastike me fanellën kuq e zi, kanë rënë në sy te disa skuadrave nga jashtë, të cilat po kërkojnë shërbimet e tij dhe po ofrojnë oferta që me shifrat që përmbajnë, duket se do të vendosin edhe rekorde.
Ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve i kanë dhënë edhe më shumë vëmendje portierit nga Gambia, i cili ka firmosur kontratë me Shkëndijën deri në vitin 2027.
VIDEO.
/GazetaBlic Sport/


