Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka dalë me një reagim ndaj fushatës së fundit shpifëse, siç e quan ai, të Serbisë për gjoja “ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave serbe” në veri.
Sipas tij, kjo narrativë mashtruese, e cila s’është diçka e re në aktivitetet hibride kundër Kosovës, ka për qëllim demonizimin e Policisë së Kosovës, si një ndër institucionet më të besueshme të vendit dhe parapërgatitjen e terrenit për sulme të reja, duke u maskuar me shpifje që nxisin reagim emocional të qytetarëve.


