Lajme

Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve: Të hetohen të gjithë ata që kontribuuan në vrasjen e Arlinda Zekajt

11/24/2026 16:54
nga:Genita C

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshuarve të rinj në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton GazetaBlic.

Ai ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit, duke përfshirë edhe personat që mund të kenë pasur dijeni apo të kenë lehtësuar kryerjen e krimit.

Sveçla ka theksuar se vrasja e grave nuk ka asnjë justifikim dhe se të gjithë përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë