Lajme

Festë në Tunizi pas shkarkimit të kryeministrit (VIDEO)

07/26/2021 09:55
nga:Genita C

Presidenti i Tunizisë shkarkoi kryeministrin të dielën dhe ngriu aktivitetet e parlamentit pas demonstratave të dhunshme mbi situatën pandemike dhe ekonomike të vendit.

Presidenti Kais Saied gjithashtu hoqi imunitetin e të gjithë anëtarëve të parlamentit dhe tha se ai do të emërojë një kryeministër të ri në orët e ardhshme për të sjellë qetësinë në vend.

Ishte e paqartë se çfarë do të sillte vendimi për ngrirjen e parlamentit, raporton AP.

Pas fjalës së Saied, njerëzit ia mësynë rrugëve për festuar.

Njoftimi i tij erdhi pas një takimi të jashtëzakonshëm të sigurisë që pasoi protestat në të gjithë vendin.

Më herët të dielën, mijëra njerëz kundërshtuan kufizimet e virusit dhe nxehtësinë e zjarrtë për të demonstruar në Tunis dhe qytete të tjera.

Protestat u thirrën në 64 vjetorin e pavarësisë së Tunizisë nga një grup i ri i quajtur Lëvizja 25 korrik.