Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat e kësaj komune.
“Sot së bashku me znj. Hava Mlinaku, takova gra dhe vajza të jashtëzakonshme të Komunës tonë, intelektuale, punëtore, sipërmarrëse dhe të reja të angazhuara në shoqëri”, shkruan Idrizi në Facebook.
Ai njoftoi se gjatë takimit kanë biseduar për mundesitë që gratë dhe vajzat e komunës së Vushtrrisë do kenë gjatë mandatit të tij të dytë.
“Bashkë folëm për planet tona për mandatin e dytë, ku vajzat dhe gratë e Vushtrrisë do të kenë edhe më shumë mundësi në aftësim profesional, punësim dhe zhvillim ekonomik”, tha Idrizi.
Postimi i plotë:


