Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar të zbatojnë një tarifë prej 10 për qind për të gjitha importet nga një numër shtetesh, përfshirë Kosovën, në përputhje me urdhrin e presidentit Donald Trump.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se tarifat aktuale ndaj mallrave nga SHBA-ja nuk do duhej të ishin ende në fuqi dhe se vendosja e tyre nga administrata Trump është një mesazh për reflektimin e politikave ekonomike të Kosovës.
Shala theksoi se duhet urgjentisht që të heqim çdo lloj tarife dhe barriere tjerter ekonomike në raport me SHBA, ku shton se ky është hapi i vetëm i mundshëm për të parandaluar thellimin e krizës dhe për të hapur mundësi për bashkëpunim më të thellë ekonomik.
“Sigurisht që tarifat nuk do duhej të ishin aktuale deri tash dhe vendosja e tarfiave e Trumpit është mesazh reflektimi për politikat ekonomike të vendit tonë, njëkohësisht për politikat qeveritare dhe e vetmja zgjidhje aktuale është që kjo problematik të mos thellohet dhe të hapet mundësia e bashkëpunimit ekonomik është që ne urgjentisht duhet të heqim cdo lloj tarife dhe barriere tjeter ekonomike në raport me SHBA. Ky do të ishte një hap i reflektimit pozitiv dhe do të krijonte hapsirë dhe mundësi që sado pak që është duke u zhvilluar tregtia me SHBA dhe Kosovës, kjo do të hapte prespektivë për thellim të mëtutjeshëm dhe do tregonim një reflektim instiucional në raport me politikat globale ekonomie që tashmë kanë filluar në SHBA”, tha ai.
Sa i përket deklaratave të presidnetes Osmani dhe ministrit Murati ndaj njëri tjetrit, Shala thotë se presidentja ka të drejtë dhe se Hekuran Murati nuk ka fuqi politike që të kundërshtoj atë.
Ai shton se deklarata e Muratit ndaj presidentes Osmani ishte një kundërshtim nga qeveria, veçanërisht nga kryeminsitri Kurti, ku sipas tij ky ishte edhe një paralajmrim tjetër politik ndaj saj.
“Pa marrë parasysh se presidentja vërtetë ka të drejtë, nuk besoj që Hekuran Murati ka pasur dhe ka fuqi politike që të kundërshtoj presidenten, ishte një kundërshti e qeverisë gjegjësisht e kryeminsitrit Kurti por që ishte një pralajmërim tjetër politik për presidentën”, tha ai.
Tutje ai theksoi se, megjithëse ka ende pak biznese që eksportojnë në SHBA, disa prej tyre tashmë janë duke paralajmëruar falimentimin, si pasojë e ndikimeve negative të tarifave dhe politikave të brendshme të Kosovës.
“Dihen statistikat sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, janë disa biznese nuk ka shumë biznese që kanë eksportuar mall drejt SHBA, dhe disa prej tyre tash vec kanë paralajmëruar falimentimin, kjo si rezultat i goditjes së tarifave atje por edhe si rezultat i politikave që në Kosovë po ndjeket ndaj individëve dhe kompaniive të caktuara nga qeveria”, përfundoi Shala për GazetaBlic.


