Sporti

FC Prishtina ‘pëlqen’ Bekim Isufin, por kalimi i tij tek kryeqytetasit është i vështirë!

03/13/2023 11:52
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka shkarkuar sot trajnerin Ismet Munishi pas rezultateve të dobëta në javët e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina ka humbur në xhiron e fundit nga Malisheva me rezultatin 1:2, për të pasur sot edhe shkarkimi i Munishit nga pozita e kryetrajnerit të klubit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësitë e trajnerit të ri dhe në mesin e emrave të pëlqimeve të tyre është ish timonieri i Dritës, Bekim Isufi.

Megjithatë, një kalim i Bekim Isufit tek skuadra e Prishtinës momentalisht është vështirë i realizueshëm, pavarësisht dëshirës së kryeqytetasve.

Aktualisht klubin e Prishtinës do ta udhëheqë Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë.

FC Prishtina ndeshjen e ardhshme do ta luajë ndaj Ballkanit të mërkurën në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport