Sporti

Faruk Statovci: Prej që këqyri futboll s’kam pa Prishtinë ma të dobët, do të luajnë për ekzistencë

02/14/2022 10:08
nga:L J

Skuadra e Prishtinës e nisi në mënyrën më të keqe sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.

FC Prishtina u mposht nga Malisheva në udhëtim me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri kosovar, Faruk Statovci ka potencuar se Prishtina nëse vazhdon kështu do të luajë për ekzistencë.

“Prishtina me këtë ritëm që është t’u shku, ka me ardhë në luftë për ekzistencë, se për Evropë as që e llogarisë nga sot. Prej që këqyri futboll, unë Prishtinë më të dobët s’kam pa. Bash hiç sen s’kanë tregu sot lojtarët, tha fillimisht Faruk Statovci për “Kampionët”.

Sa i përket Kupës, Statovci mendon se Prishtina do të eliminohet nga Ballkani në çerekfinale.

“Rrugën e Kupës e kanë veç deri në Suharekë me datën 16 dhe më pas m’u rikthy në Prishtinë, asnjë hap më andej, asnjë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport