Lajme

Escobar deklarohet për dialogun Kosovë-Serbi para senatorëve amerikanë

02/16/2022 18:27
nga:Gazeta Blic

Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një deklarim para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Escobar ka ripërsëritur qëndrimin se dialogu mes dy vendeve duhet të përfundoj me njohje reciproke.

Tutje ai ka shtuat se dyja shtetet duhet të punojnë, si palë të barabarta, që nëpërmjet dialogut të heqin dallimet e të gjejnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

“Nevoja për dialog, kompromise e reforma vlen për të gjithë rajonin. Ne e mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të normalizuar raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është forumi në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që u duhet të dyja shteteve për të ardhmen e tyre evropiane. Besojmë se kjo duhet të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë ai.

Tutje ai ka shtuar se kërkojnë një asociacion për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia.

“Ne e përkrahim formimin e Asociacionit për shumë arsye. E para është arritur marrëveshje. Gjykata Kushtetuese i ka shpallur disa pika si jokushtetuese, por s’ka thënë se Asociacioni në vete është jokushtetues. Në dialog, u takon Kosovës dhe Sebrisë të caktojnë se si do të duket. S’duhet dhe nuk duam që të jetë e ngjashme me Republikën Sërpska. Por kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të shohë modele se si ata besojnë se mund të duket e që s’do të minonte sovranitetin apo funksionalitetin, si mënyrë për t’i lejuar serbët të vazhdojnë të kenë mirëqenie, benefite më të mëdha e edukim në gjuhën serbe”, ka thënë ai duke shtuar se një Asociacion i tillë do të shtonte përforconte Qeverinë e Kosovës dhe sovranitetin e vendit.

“Qëllimi i dialogut është që gjithçka të lëvizet në drejtim të Kosovës, të jem i sinqertë, që të ketë përfundim me njohje të ndërsjellë e normalizim raportesh, diçka që s’e kanë. Jo vetëm status, por njohje se janë shtet i pavarur dhe sovran. Dialogu është mekanizmi dhe e ka dëshmuar se është ai që mund të heqë dallimet”, ka shtuar Escobar që i është përgjigjur senatorit Bob Menendez që u shpreh i shqetësuar për presionet mbi Kosovën në vend të Serbisë.