Futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi ka kërkuar falje për eliminimin nga Liga e Kampionëve, duke pranuar fajin e disa rasteve të humbur.
Krasniqi tha se askush nuk do të donte më shumë se ai që të shënonte, por që goli nuk erdhi, gjithashtu ai tha sei vjen shumë keq për formën se si erdhi eliminimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që Ballkani u mposht mbrëmë nga Zalgiris, me Krasniqin që në dy takimet kishte disa mundësi shumë të mira për të shënuar.



