Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland kompletoi vetëm dy pasime në fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj Bournemouth – numri më i ulët që ka bërë ndonjë lojtar në epokën e Pep Guardiola.
Sulmuesi norvegjez nuk kishte shumë prekje me topin dje, mirëpo sërish dhuroi një asistim, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediave britanike, Haaland ka prekur topin në vetëm dy raste dje. Haaland fillimisht ka asistuar për Gundogan pas 19 minutave, kurse më pas pasimi tjetër i tij ishte kur e nisi ndeshjen në pjesën e dytë.
Guardiola u pyet për performancën e Haaland në kohë të plotë dhe ai pranoi se ishte një provë e vështirë për të.
/GazetaBlic Sport
Erling Haaland completed just two passes against Bournemouth.
One was from kick off and the other was an assist for Ilkay Gundogan. ? pic.twitter.com/BgwsAVpW6j
— Squawka (@Squawka) August 13, 2022


