Sporti

Erik ten Hag flet para ndeshjes me Tottenham: Duam ta kthejmë Manchester United atje ku e ka vendin

10/19/2022 08:02
nga:Mergim Rreci

I ardhur nga Ajax, Erik ten Hag ka marrë përsipër detyrën e ndërlikuar për ta rikthyer Manchester Unitedin në rrugën e titullit. Në konferencën e ndeshjes kundër Tottenhamit, trajneri holandez u pyet për kënaqësinë e tij me skuadrën aktuale dhe nuk pushoi së foluri për Cristiano Ronaldon.

“Është një pyetje e mirë. Mendoj se është e qartë se ka disa probleme, veçanërisht në nivelin sulmues, që kanë nisur që në fillim. Na u desh të fusnim lojtarë të rinj, Cristiano Ronaldo nuk hyri në fazën përgatitore, Martial u lëndua dhe nuk ka luajtur ende një ndeshje të plotë… Jam i sigurt që kur të kemi të dy sulmuesit në formë të mirë, rezultatet do të përmirësohen” , pohoi ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Dhe Cristiano Ronaldo është një nga emrat e mëdhenj në skuadrën që përfundon kontratën në vitin 2023, si Rashford, Fred, De Gea, Diogo Dalot apo Luke Shaw. I pyetur për urgjencën e lëvizjes drejt rinovimit, Ten Hag ishte pragmatik.

“Për momentin ne po mendojmë vetëm për ndeshjet, do të kemi shumë dhe nuk dua që dikush të shpërqendrohet duke folur për kontratat. Duam ta kthejmë Manchester Unitedin në krye dhe jemi të fokusuar në ngritjen e nivelit të skuadrës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/