Eric Gordy vlerëson se arsyeja kryesore e suksesit të vazhdueshëm të Lëvizja VETËVENDOSJE! është mungesa e një alternative të qartë dhe bindëse nga opozita.
Sipas tij, qytetarët që mund të jenë të prirur të mbështesin partitë opozitare nuk kanë një përgjigje të qartë se cilën alternativë duhet ta zgjedhin dhe për çfarë arsyeje.
“Arsyeja kryesore pse VV vazhdon të fitojë është se askush nuk po artikulon një alternativë të qartë dhe koherente. Njerëzit që mund të jenë të prirur të mbështesin opozitën nuk kanë përgjigje të qartë për pyetjen se cilën opozitë duhet të mbështesin dhe pse”, thotë eksperti britanik për GazetaBlic.
Gordy thekson se kjo situatë po i mundëson VV-së të ruajë epërsinë politike në vend.


