Sporti

Emocionuese: Eriksen flet me lojtarët e kombëtares së Danimarkës pak para se të rifillojë ndeshja

06/12/2021 20:36
nga:L J

Peter Møller, drejtori i federatës daneze konfirmoi për DR (TV danez) se Christian Eriksen u foli shokëve të tij të ekipit nga spitali.

Christian Eriksen ra pa ndjenja në fundin e pjesës së parë, duke trembur të gjithë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori danez ishte i shtrirë në fushë për 10 minuta, ku më pas u largua në spital.

Gjendja e tij është e mirë – ndërsa ndeshja ka rifilluar e rezultati është 0-0.

/GazetaBlic Sport