Sporti

Emery i kënaqur me paraqitjen e Villarreal: “Eliminuam një nga favoritët kryesor”

03/17/2022 13:35
nga:E K

Villarreal arriti dje një fitore të madhe në udhëtim ndaj Juventusit.

Skuadra e Emery e eliminoi njërin nga favoritët e Ligës së Kampionës, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Emery u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Villarreal duke thënë se kanë eliminuar një nga pretendentët kryesor të këtij viti në Ligën e Kampionëve.

“Jam i dashuruar me Europa League, por tani dua të shijoj Champions League. Të gjitha eksperiencat e kaluara ndihmuan. Ishte e rëndësishme të shihja sot se mund të eliminojmë një prej favoriteve. Ishte speciale dhe dua ta shijoj”, ka thënë Emery.

“Skuadra e di se për të bërë gjëra të jashtëzakonshme, ata duhet të mësojnë dhe punojnë shumë”, shtoi trajneri.

/GazetaBlic Sport/