Lajme

Eksperti i sigurisë kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla

12/20/2022 22:03
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka reaguar pas lajmit se KFOR-i ka ndihmuar transportimin e 9 policëve të sëmurë nga pikat e bllokuara kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i brendshëm duhet të japë dorëheqje.

Ai ka bërë pyetje dhe ka kërkuar sqarime se pse janë sëmurë ata.

Postimi i tij i plotë:

Dorëheqje Ministër do t’i ndihmosh shumë policisë nëse jep dorëheqje oh aktor i filmave aksion.

  1. Pse janë sëmurë

– Simptomat

— Helmim?

— Diarre?

— Apo ndonjë sëmundje tjetër?

Ministër përgjithësia është e juaja për çdo veprim ku lëndohen, sëmuren pjesëtarët në detyrë.

Keni marrë veprime amatoreske ku as nga gabimet e 2021nuk mësuat asgjë dhe po të njëjtat gabime je duke i bërë sot ti me regjisorin tënd në krye të qeveris se “pa” shpresë.

-U.D i Policisë a ka kërkuar hetim pse janë sëmurë pjesëtarët e tij?

Nuk s’provohet shteti dhe nuk duhet të lejohet që të shkelet shteti nga askush qoftë nga forcat e brendshme apo të jashtme.

P.s

– Ku janë rritja e pagave që patet premtuar?

– Ku është sigurimi shëndetësor?

– Ku është logjistika që ka dështuar qoftë ne ushqim, veshmbathje apo edhe pajisje me antiplumb ku data e prodhimit 2018 ndërsa tek para disa jave ua keni dorëzuar pjesëtarët ku dihet që afati i vlëfshmërisë është 3 deri 4 vite nga data e prodhimit.

Ministër, liroje policinë nga mosdija e jote dhe jep dorëheqje.

Këta zyrtarë policorë që po me shkruajnë dhe kritikojnë, mos harroni ne jemi për të avokuar, për të drejtat e juve elementare dhe shtyrë përpara përmes presionit publik interesat e juaja e jo të kundërtën.