Lajme

Eksperti i Sigurisë: Ja çfarë ndodhë nëse Lista Serbe nuk do të përkrahet

10/15/2023 17:59
nga:Genita C

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se Lista Serbe është duke u munduar të ikë nga përgjegjësitë dhe sanksionet e Bashkimit Evropian.

Shala në një prononcim për GazetaBlic theksoi se nëse Lista Serbe nuk do të përkrahet më, atëherë Aleksandër Vuçiq dhe vendi që drejton do ta marrin sinjalin e duhur.

“Lista Serbe është duke luajtur rolin e saj të përcaktuar nga Beogradi që tani, për t’i ikur përgjegjësive dhe sanksioneve nga BE-ja për veprimet terroriste të 24 shtatorit”, tha Shala.

“Tani është duke luajtur “rolin”konstruktive në këtë proces të mbikqyrjes se vendeve europiane.Në anën tjetër në rast se Lista Serbe nuk merr përkrahje atëherë Beogradi dhe Vuçiqi do e marrin sinjalin që Kosova është e humbur edhe nga ai nacionalizmi serb”, shton Shala.

Gjithashtu Shala paralajmëroi edhe probleme në anën e sigurisë së vendit.

“Në rast të daljes, si para 24 shtatorit atëherë do të kemi probleme të cilat do të do reflektojnë në siguri, duke marrë parasysh që do të krijohet ajo lidhja kishe/politik në Kosovë”, tha Shala për GazetaBlic.

Kujtojmë se, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, të premten, tha se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në katër komunat veriore.

Nga Mitrovica e Veriut, kreu i partisë që gëzon mbështetjen e Beogradit, theksoi se ky vendim u mor në koordinim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Këtë herë, ne do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiq dhe sot po dërgojmë një mesazh se jemi gati të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe kështu të inkurajojmë procesin politik dhe dialogun që do të çonte në përmbushjen e kushteve tona, që i kemi theksuar vazhdimisht deri më tani. Kjo është arsyeja pse ne i kërkojmë Prishtinës të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rakiq.

Rakiq, i cili në nëntor të vitit të kaluar, braktisi postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, shtoi se tani i takon Prishtinës të marrë vendim për zgjedhje të reja.

“Është e nevojshme që këta kryetarë komunash dhe këta këshilltarë komunalë të rremë, joligjor dhe jolegjitim, që kanë muaj që ngacmojnë qytetarët tanë, të japin urgjentisht dorëheqjen dhe të largohen, për të dalë nga godinat tona, sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë. Qëllimi i tyre i vetëm është t’i ngacmojnë shtetasit tanë”, tha Rakiq. /GazetaBlic/

“Kurti i kurseu, ata po ia kthejnë nderin”, Berisha tregon çfarë po fshehet pas vendimit të fundit të Listës Serbe për zgjedhjet në veri

Arifi tregon dy arsyet e fuqishme që Lista Serbe ndryshoi mendje dhe u shpreh e gatshme për zgjedhjet në veri