Lajme

Ekspertët kritikojnë projektin e Muratit: “Superpuna është shembulli më i mirë që kjo Qeveri nuk ka logjikë të zhvillimit ekonomik”

05/08/2024 14:42
nga:N K

Platforma “Superpuna” është  krijuar nga Qeveria e Kosovës si një mundësi punësimi për të rinjët nga mosha 18 deri në 25 vjeç, por që në fillim të këtij viti Ministria e Financave kishte bërë të ditur se duke e parë interesimin e madh, kanë vendosur që t’u japin mundësi edhe personave deri në 29 vjeç, pra aktualisht të gjithë personat nga 18 deri në 29 vjeç mund të aplikojnë për punësim.

Lidhur me këtë ka folur eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një prononcim për GazetaBlic tha se, ky projekt nuk është një zgjidhje por vetëm një ide, sa i përket punësimit.

“Iniciativa superpuna nuk është një zgjidhje e problemit të punësimit, ka më shumë një dimension kohorë afatshkurt, sesa afatmesëm dhe afatgjatë dhe në këtë drejtim besoj duhet të ketë zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm që punësimi të jetë një zgjidhje dhe të adresohet si një brengë dhe të zgjidhet përmes fuqizimit të sektorit privat”, deklaroi ai.

“Në këtë drejtim superpuna është vetëm një ide besoj e ka kreativitetin e vetë, e ka një grupmoshë të caktuar që tani është zgjatë nga 18 vjet deri në 29 mirëpo nuk është zgjidhje përfundimtare që mund të ketë efekte të pritura për punësim qoftë në sektorin publik qoftë në sektorin privat”, vazhdoi tutje ai.

Tutje ai flet për mungesën e përgjegjësisë në Kosovë, dhe sfidat e sektorit privat.

“Në Kosovë mungon përgjegjësia, në këtë drejtim të punësuarit në sektorin privat po ballafaqohen me dy sfida, në qofse do të jenë të paguar në mënyrë korrekte dhe në kohë te caktuar nga institucionet, prandaj besojë që duhet vërtet të ketë më tepër dialog publiko-privat, duhet zhvillimi ekonomik të jetë prioritet, vetëm atëherë mund të garantohet një punësim i qëndrueshëm”, tha ai.

Tutje poashtu ai tregon për nevojat e Kosovës sa i përket punësimit si dhe zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik.

“Kosova ka nevojë për një punësim të qëndrueshëm dhe jo punësim eksperimental, dhe jo qfarë ofrohet kjo përnes superpunës. Besoj që ky projekt në rend të parë të depolitizohet dhe në rend të dytë të jetë i mbështetur me një dialog të mirëfilltë mes sektorit private-publik, dhe në fund duhet të kuptohet që nëse nuk ke zhvillim ekonomik të mjaftueshëm, nuk ke investime të huaja qoftë direkte, qoftë indirekte e ki vetëm rritjen e konsumit, vetëm renisancat e diasporës që gjykojnë paraprakisht për të qenë të destinuara për import të mallrave dhe shërbimeve”, tha Gërxhaliu.

Për në fund ai quajti superpunën si diqka motivuese për të rinjët kosovarë.

“Nga e tëra kjo amulli që e ka kapluar Kosovën,  superpuna është diqka që i motivon të rinjët që të paktën për një kohë të shkurtë ata që I kanë mundësitë për punësim të jenë pjesë e këtij procesi dhe të përfitojnë, por duhet të kuptohet e vërteta që kjo nuk është një zgjidhje e problemit dhe në aspektin afatgjatë nuk mund të qëndrojë”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë çështje foli edhe njohësi i ekonomisë ,Mustafë Kadriaj, ku tha se superpuna doli ashtu siç pritej të jetë e ‘dështuar’.

“Ashtu siç është pritur që kjo platformë të jetë e dështuar për faktin që nuk përkon me ekonominë e tregut dhe kjo qeveri po tenton që të bëjë eksperimente me bizneset dhe ekonominë”, deklaroi ai.

Tutje ai flet se qfarë shembulli paraqet projekti superpuna nga qeveria aktuale.

“Superpuna është shembulli më i mirë që kjo qeveri nuk ka logjikë të zhvillimit ekonomik sepse bizneset rekrutojn puntorë në bazë të aktivitetit në punë dhe produktvitetit dhe në momentin që një biznes vlerëson që duhet të rekrutojë puntorë hap konkurs, e jo siç ka vlerësuar qeveria aktuale duke tentuar që të formalizojë punësimin por një punësim artificial e aq më shumë duke abuzuar me besimin e bizneseve për platformën në fjalë”, tha ai.

Më tej, Kadriaj tregon për rolin që do duhej të kishte qeveria dhe fajtorin e kësaj gjendje.

“Bizneset i ekzekutojnë pagat sepse punëtori më të drejtë meriton pagën në fund të muajit pra në ketë rast po dëmtohen bizneset. Në vend që qeveria të jetë promotor i zhvillimit ekonomik po i dëmton bizneset duke krijuar paknaqësi tek bizneset dhe tek puntorët. Në këtë rast fajtori është vet qeveria e cila po bën dëme të pa riparueshme duke rritur gadishmërinë e biznesve që të bartin kapitalin jashtë shtetit të Kosovës njëherit duke rritur gadishmërinë edhe tek fuqia punëtore për tu larguar”, tha Kadriaj.

Në fund njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj, theksoi se nga kjo qeveri dijnë të bëjë propaganda dhe eksperimente me qytetarin dhe ekonominë, por vetëm platforma dhe strategji për zhvillim ekonomik nuk kanë dëshmuar që dijnë të bëjë për këtë mandat qeverisës.

‘GazetaBlic’ ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave në lidhje me këtë çështje, por që ende nuk ka marrë një përgjigje.

/GazetaBlic/