Sporti

Egnatia – Lincoln, formacionet zyrtare

11/26/2026 17:45
nga:L J

Egnatia luan sot në “Air Albania” ndeshjen vendimtare përballë Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, të vlefshme për raundin e katërt të fazës në grupe të Ligës së Konferencës.

Çdo rezultat përveç fitores do të ulte ndeshëm shansin e ekipit rrogozhinas për të vazhduar turneun pas fazës në grup. Megjithatë, në këtë ndeshje shumë delikate, trajneri Dede është i detyruar të improvizojë për shkak të mungesave.

Dëmtimi i Sotës dhe pezullimi i Bitrit ka bërë që ai sot të aktivizojë Aleksin në qendër të mbrojtës përkrah Ajetit.