Sipas “now.arsenal”, David Raya mund të rikthehet në portën e Arsenalit që këtë të diel, kur “Topçinjtë” do të përballen me Man Cityn.
Portieri spanjoll pësoi një dëmtim në shpatull gjatë barazimit të fundjavës së kaluar kundër Newcastle. Për pasojë, ai humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.
Megjithatë, Mikel Arteta ka bërë të ditur se Raya nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz. Tashmë, 31-vjeçari është në garë për të qenë titullar kundër Cityt.
Gjithsesi, trajneri ende nuk ka vendosur nëse Raya do ta nisë ndeshjen të dielën.
/GazetaBlic Sport

