Lajme

Edita Tahiri: Barazimi i arkivës së një ushtrie vrastare me atë të një ushtrie çlirimtare, skandaloz!

09/09/2021 19:44
nga:M K

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas deklaratave të sotme të Besnik Bislimit lidhur me pajtimin e hapjes së arkivave të UÇK-së, kërkesë kjo e Serbisë në dialogun teknik.

Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se të krahasosh arkivën e një ushtrie vrastare me atë të një ushtrie çlirimtare, është dështim i pafalshëm, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Skandaloze barazimi i arkives se nje ushtrie vrastare me ate te nje ushtrie clirimtare…deshtim i pafalshem i delegacionit te Kosoves ne dialogun e Brukselit dje

/GazetaBlic/