Pas Ramush Haradinajt nga AAK e Memli Krasniqit nga PDK, ftesën për takim me kryeministrin Kurti e ka pranuar edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic.
Ato kanë konfirmuar se në takim do të marrë pjesë edhe Abdixhiku.
Takimi i Kurtit me liderët opozitarë do të mbahet nesër në mëngjes./Gazeta Blic/
Kurti fton liderët opozitarë për takim nesër, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen


