Ftesës për takim nesër në mëngjes nga kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka thënë ai.
Pjesëmarrjen e Ramush Haradinajt më herët e konfirmoi për Gazeta Blic edhe AAK./Gazea Blic/
Kurti fton liderët opozitarë për takim nesër, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen


