Lajme

E pazakontë: U ndalua pasi ishte pa patentë, burri ‘shokon’ oficerët, kam mbi 70 vite që ngas makinën kështu

01/28/2022 19:35
nga:Y I

Një burrë në Angli i cili u ndalua nga policia iu tha oficerëve se kishte vozitur pa patentë ose sigurim për më shumë se 70 vjet.

Sipas BBC, derisa ishte në patrullë, policia e ndaloi burrin të mërkurën në mbrëmje pranë Tesco Extra, në Bulwell, Nottingham.

Oficerët thanë se shoferi – i lindur në vitin 1938 – iu tha atyre se ai kishte vozitur pa patentë ose sigurim që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga policia.

Në Facebook, ekipi i policisë Bulwell, Rise Park dhe Highbury Vale tha që fatmirësisht ai nuk kishte pësuar kurrë aksident.

“Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pësuar aksident, nuk i kishte shkaktuar dikujt lëndime dhe kurrë nuk kishte bërë që dikush të humbiste financiarisht, duke e goditur atë derisa nuk kishte sigurime”, shtoi ekipi.

Ushtaret femra që po trembin Ukrahinën: Vladimir Putin prezanton “armën sekrete” në konfliktin me shtetin fqinj