Lajme

“E çliruan ktuhen” – Hyseni: Sovraniteti në veri u bë i përkohshëm

05/25/2023 23:55
nga:Astrit Gashi

Zgjim Hyseni nga PSD-ja ka deklaruar në Prime Time në Kanal10 se kryetarët e rinj të veriut u zgjodhën në mënyrë të dhunshme, gjë që sipas tij s’mund të kenë as legjitimitet për ta ushtruar mandatin e tyre.

Duke kritikuar zyrtarët qeveritar, Hyseni ka përmendur deputetin e VV-së Armend Muja për siç tha ai, me pozicionin e tij triumfues nuk u pa kësaj here në veri për të deklaruar se e “çliruan k’tuhen”.

Sipas Hysenit shtrirja e sovranitetit në veri të Mitrovicës është bërë i përkohshëm.

“Sovraniteti u bë i përkohshëm, prej javës në javë po ndërron sovraniteti. Javën e kaluar ishim sovran, shkum aty, Armend Muja në veri, gjithcka në rregull. Këtë javë jemi pa sovraniteti. Javën tjetër ndoshta prapë bëhemi sovran. Në secilën situatën, prej këtu e në Kinë një kryetar me 2% i dhunshëm s’është i ligjshëm.”, deklaroi Hyseni.