Sporti

E bukur: Hoffenheim ‘lutet’ që Frankfurt ta fitojë Europa Leaguen: “Sillni trofeun në Gjermani”

05/18/2022 19:40
nga:L J

“Ne do të mbajmë gishtat e kryqëzuar. Sillni Europa League në Gjermani”.

Është vërtet i këndshëm gjesti i Hoffenheim-it, të cilët në rrjetet sociale i kanë uruar fat Eintracht Frankfurt, që sonte luan në finalen e Europa League në Seville kundër Rangers.

Një mesazh që me siguri do t’i pëlqejë skuadrës së Frankfurtit, pasi ata po ndjekin titullin e dytë kontinental pas Kupës UEFA 1979-80.

Janë kundërshtarë në Gjermani, por në kompeticionet evropiane, ata janë gjithmonë bashkë…

/GazetaBlic Sport