Lajme

Dyshohet se u asfiksuan nga gazi i pompës, dalin pamjet nga spitali i Fierit ku humbi jetën njëri nga personat

07/10/2022 13:48
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Lofkënd, Mallakastër.

Besnik Veliaj 38 vjeç dhe Bledar Bregu 33 vjeç ranë brenda një pusi ndërsa po punonin për pastrimin e tij.

Për rastin u njoftua policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Por me gjithë ndihmën e dhënë, 38-vjeçari Veliaj ndërroi jetë.

Në gjendje të rëndë ndodhet shoku i tij Bledar Bregu

Paraprakisht dyshohet se dy personat janë asfiksuar nga gazi i pompës.