Lajme

Dy vrasjet tragjike që sonte tronditën Prishtinën: Krejt çka dihet deri më tani

11/29/2023 23:47
nga:Genita C

Një rast tragjik ndodhi sonte, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Kjo ngjarje tronditi gjithë familjen Murseli dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur edhe në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një person dyshohet se ka therur për vdekje vjehrrin e tij.

Lajmin për vrasjen e 52-vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Vrasja e gruas në Prishtinë, pamje nga vendi i i ngjarjes

Prishtinë: Ky dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij

Raportohet se vrasësit e gruas së Naim Murselit ishin me një veturë Golf 5