Lajme

Prishtinë: Ky dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij

11/29/2023 23:26
nga:Genita C

Pak më parë u raportua për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku 52-vjeçari, Ali Kosova, dyshohet se u privua nga jeta pasi u godit me thikë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Edon Bujupi.

Nuk dihen ende motivet që shtynë drejt kësaj ngjarjeje tragjike, pasi i dyshuari dhe viktima kishin lidhje familjare, dhëndër dhe vjehërr.

Ngjarje e rëndë: Vritet një 52-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se u ther për vdekje nga dhëndri i tij