Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Dalip Alshiqi”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një grua.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit raportohet se është gruaja qe qëlluar për vdekje me armë zjarri sonte në Prishtinë.
Me poshte gjeni pamje nga vendi i krimit, ku policia ka vendosur shirita për ta siguruar zonen ku ndodhi vrasja e gruas.
Policia ka konfirmuar vrasjen ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë.


