Sporti

Dukagjini merr fitore me shumë vlerë ndaj Prishtinës, Ulpiana edhe matematikisht largohet nga Superliga

04/30/2022 16:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e para të xhiros 32 në Superligën e Kosovës, në mes Gjilani – Ulpiana dhe Prishtina – Dukagjini.

Dukagjini ka arritur të marrë një pikë shumë të rëndësishme, pas fitores 1:0 ndaj kryeqytetasve.

Tri pikë që vlejnë shumë në luftën për t`i ikur barazhit, shkruan lajmi.net.

Heroi i ekipit mysafirë ishte Ahmeti i cili shënoi në minutën e 72` nga pika e bardhë.

Kështu Dukagjini ka marrë tri pikë tejet të mëdha, që e pozicionon ekipin nga Klina në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Prishtina qëndron në vendin e pestë me pikë të njëjta.

Ndeshja tjetër në mes Ulpianës dhe Gjilanit ka përfunduar me fitore të thellë të mysafirëve 4:0.

Protagonist në këtë ndeshje ishte Progni i cili shënoi tri gola ndërsa golin tjetër e shënoi Krasniqi.

Kështu Ulpiana me këtë humbje mbetet në vendin e nëntë, ndërsa Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 58 pikë gjithsej.