Skuadra e Llapit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores 2:0 ndaj Gjilanit.
Drilon Fazliu dhe Firmino kanë shënuar në këtë ndeshje për të mposhtur Gjilanin dhe dërguar ekipin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen tjetër, Drita ka fituar me rezultat të pastër 3:0 ndaj Ulpianës.
Astrit Fazliu, Muharrem Jashari shënuan në këtë fitore të ekipit të tyre.
Ndërkohë derbi Ballkani-Prishtina shkoi në vazhdime pasi rezultati final ishte 1:1.
/GazetaBlic Sport


