Lajme

Dreshaj: Propozimi i LDK-së për ‘qeveri tranzicioni’ duhet të vlerësohet!

05/07/2025 14:21
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bashkëqeverisje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që të bëhet një qeveri e tranzicionit.

Abdixhiku në përgjigjen që i ka dërguar Kurtit thekson se duke patur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit e sheh të pamudnur bashkëpunimin mes këtyre dy subjekteve politike.

“LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet në letër raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me ftesën e Kurtit për bashkëpunim që i ka dërguar LDK-së ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj tha se propozimi i LDK-së për ‘qeveri tranzicioni’ duhet të vlerësohet.

“Eshtë propozim që duhet të vlerësohet, skam koment më tepër” tha Dreshaj shkurt për “Gazeta Blic”.

Edhe deputetja LDK-së njëherësh nënkryetare e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, ka deklaruar sot pas seancës konstituive të Kuvendit se e vetmja zgjidhje është qeveria e tranzicionit.

“Sot ishte seanca e 12 si tentativë për të bërë konstitutimin e Kvendit, na vjen keq, mirëpo është e qartë për të gjithë se kush është bllokuesi, e kujt i mungon vullneti për të bërë zhbllokimin. Kur nuk ke numrat, nuk mund t’u diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokim. LDK-ja ka shprehur vullnetin politik, tanimë ka në tavolinë një propozim të qartë për qeveri të tranzicionit, e cila kish me zhblloku situatën, komplet dhe me rezultu në konstituimin e institucioneve”, tha Bajrami raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Kjo është letra e Abdixhikut dërguar Kurtit

Hykmete Bajrami: Për momentin, e vetmja zgjidhje është qeveria e tranzicionit