Kreu i LDK Lumir Abdixhiku i ka dërguar letër kreut të VV Albin Kurtit, raporton Gazeta Blic.
Letra është përgjigje ndaj letrës së Kurtit që ia dërgoi dje, ku i kërkoi bashkëpunim në qeverisje.
Në këtë letër të cilën e ka siguruar Gazeta Blic, Abdixhiku ka kërkuar që të bëhet një qeveri e tranzicionit.
“LDK zgjidhjen dhe daljen nga kjo bllokadë e vlerëson si urgjente dhe të rëndësisë nacionale. Zgjidhja kërkon përgjegjshmëri, unitet dhe vetëdije të lartë politike nacionale në lidhje me rrethanat politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.
Po ashtu, Lumir Abdixhiku i përmend Albin Kurtit rrezikimin e demokracisë dhe lirisë së shprehjes e stagnimin katërvjeçar si ndër shkaqet kryesore që pamundësojnë një bashkëpunim mes tyre.
”LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet në letër.
Më poshtë e gjeni letrën e plotë të cilën e ka siguruar Gazeta Blic.




