Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tah se procesi gjyqësor në Hagë pritet të jetë maratonik dhe se nuk pritet para tri vitesh të ketë një vendim të shkallës së parë.
“Do të jetë një proces maratonik, nuk pritet që para tri vitesh të kemi një vendim të shkallës së parë, një aktgjykim lirues apo dënues çfarëdo që do të vendosë gjykata. Duke marrë për bazë qës ot është vetëm dita e dytë ku po merret në pyetje dëshmitari i parë i cili është i mbrojtur, pothuajse mbi 80% e dëshmisë së saj nuk është duke u transmetuar për publikun” tha Miftaraj.
I pyetur se pse po bëhet një mbyllje hermetike e dëshmitarëve, Miftaraj dha këtë përgjigje.
“E para është trupi gjykues ai që vendos sa sa do të zbulohet nga dëshmia e një dëshmitari i cili ka në fund qëllim sigurinë e dëshmitarit që i njëjti mos të njihet apo zbulohet në publik. Në bazë të këtyre dy ditëve të shmisë mund të presim më shumë se si do të rrjedh i tërë procesi gjyqësor. Nuk është e pazakontë në raste të tilla ku ndoshta nga 2 apo 3 vite që do të kemi dëshmitarë nga ana e Prokurorisë apo mbrojtjes shumica prej tyre të ejnë anonimë dhe shumica e deklaratave të tyre të mos jenë publike” deklaroi Miftaraj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
Intervistën e plotë e ndiqni në “Gazeta Blic”:


