Sporti

Draxler flet pas fitores ndaj Bayernit: Fitore e jashtëzakonshme, por s’ka mbaruar asgjë

04/07/2021 23:11
nga:Lorik J

Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar në udhëtim ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Mauricio Pochetinos ka fituar ndaj Bayernit në udhëtim në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Julian Draxler theksoi se ky është një rezultat fantastik për ekipin e tij, por siguroi se asgjë nuk ka mbaruar.

“Unë mendoj se rezultati është shumë i mirë për ne, nuk është e lehtë të fitosh këtu. Ne vuajtëm sot, por të gjithë vrapuan, pamë cilësinë e kundërshtarëve. Ne jemi shumë të lumtur, por ishte vetëm ndeshja e parë kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë. Jam i lumtur që kam luajtur 90 minuta, por gjëja më e rëndësishme është fitorja, unë kthehem në Paris me një buzëqeshje”, tha Draxler pas ndeshjes për RMC Sport.

“Ndeshja kthyese? Do të jetë përsëri shumë e vështirë. ER vështirë të flasësh për të. Ne jemi lodhur, do të kthehemi në Paris, t’i analizojmë të gjitha me qetësi dhe të përgatisim një plan për kthyesen”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport