Donika Gërvalla e Faton Peci qysh nga dje, do të udhëheqin Listën “Guxo” e ku kështu është vendosur në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, raporton Gazet Blic.
Gazeta Blic ka kontaktuar me zëdhënësin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezin, se si do të veproj ky institucion në rastin kur dy kryetar udhëheqin me një subjekt politik.
“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka vëzhguar kuvendin qendror të partisë “Guxo”, i cili është mbajtur më 7 shtator. Sikurse herëve të kaluara, nga vëzhgimi i kuvendeve zgjedhore të partive të tjera, kjo Zyrë do të paraqesë në mbledhjen e radhës të KQZ-së një raport lidhur me zhvillimin e kuvendit edhe të kësaj partie”, ka thënë Elezi për Gazeta Blic.
Në historikun politik të pas luftës në Kosovë nuk mbahet mend që një subjekt politik është udhëhequr nga dy kryetarë në të njëjtën kohë.
Ndryshe, Lista Guxo ishte themeluar nga presidentja aktuale, Vjosa Osmani.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lista Guxo ishte ‘shkrirë’ në listën e Vetëvendosjes.
Lista Guxo aktualisht i ka 4 deputetë: Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa dhe Jeta Statovci.
Pos katër deputetëve, në koalicionin qeverisë ka edhe dy ministra: Donika Gërvalla e Faton Peci.
Nga Lista Guxo është larguar deputetja Doarsa Kica- Xhelili. Siç merr vesh Gazeta Blic brenda pak ditësh ajo do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës./ Gazeta Blic
Vjen më në fund konfirmimi zyrtar për largimin e Doarsa Kicës


