Atletico Madrid është skuadra e parë që fiton pikë ndaj Real Madridit këtë sezon, pas fitores 3:1 në derbin e qytetit të luajtur në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit spanjoll.
Ajo ndeshje i dha fund ecurisë së përsosur të Realit në pesë ndeshjet e para të ligës, përcjell GazetaBlic Sport.
Atletico pati mbështetjen e pritshme në Metropolitano, por në veçanti bien në sy pamjet e një tifozi. Është Gianluca Simeone, djali i trajnerit të Atleticos, Diego, i cili e ka ndjekur ndeshjen nga zona e VIP-ave në stadium. Ai ka festuar golin e dytë të skuadrës së Atleticos me një gjest të papërshtatshëm ndaj tifozëve të Realit.
Gianluca është djali i dytë i Simeones. Ndryshe nga Giovanni më i suksesshëm, i cili luan për Napolin, ai luan për klubin spanjoll të kategorisë së katërt Tudelano.
Diego Simeone’s son, Gianluca Simeone ???
Puro Atleti ❤️? pic.twitter.com/RaKvVKEXEU
— Atletico Universe (@atletiuniverse) September 24, 2023


