Lajme

Ditë zie në Kosovë pas vdekjes së Rexhep Qosjes

04/23/2026 15:23
nga:G B

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme është shpallur si Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Kështu ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.