Lajme

Disa të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për posedim të substancave narkotike

05/17/2022 10:07
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka hasur në disa raste ku të dyshuarve i janë gjetur sasi të ndryshme të substancës narkotike.

Nëpërmjet raportit të përditshme,Policia ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Tutje, shtohet se një nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.