Ndërsa Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Juventusi, Tuttosport zbulon se gjashtë lojtarë do të qëndrojnë në Allianz Stadium pavarësisht se a do të kualifikohet kjo skuadër në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e yllit portugez skadon në 2022, por ai mund të largohet nga Juventusi me një vit të mbetur në kontratën e tij nëse Zonja e Vjetër nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Tuttosport konfirmon se ylli portugez mund të dorëzojë një kërkesë transferimi nëse Juve humbet mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Mungesa e të ardhurave nga Champions League do ta detyronte klubin të shesë disa nga lojtarët e tyre, përfshirë Adrien Rabiot ose Merih Demiral.
/GazetaBlic Sport/


