Sporti

Diomande pritet të pushojë sonte në duelin e Champions League, Vini rikthehet titullar

11/24/2026 17:58
nga:L J

Sipas “Diario AS”, Yan Diomande pritet të mos jetë në formacionin titullar të Real Madridit për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhovenit.

Anësori nga Bregu i Fildishtë ka luajtur një numër të madh ndeshjesh radhazi kohët e fundit, duke përballuar një ngarkesë të konsiderueshme në kompeticionet e ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Me rikthimin e Vinicius Junior, së bashku me Arda Gulerin dhe Kylian Mbappe, Diomande do të ketë më në fund mundësinë për një pushim të merituar në stol këtë mbrëmje.

Real Madridi hyn në ndeshjen në “Bernabeu” me një seri prej katër fitoresh radhazi në Ligën e Kampionëve, çka i lejon Mourinhos të bëjë rotacion për të pushuar lojtarët e lodhur, pa cenuar ecurinë e mirë në arenën evropiane.

/GazetaBlic Sport