Sporti

Hansi Flick flet hapur se si Barcelona mund të fitojë Ligën e Kampionëve edhe pa Lamine Yamal

11/24/2026 17:39
nga:L J

Trajneri i FC Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur besim të plotë se skuadra e tij mund ta mposhtë Sabahun në Ligën e Kampionëve, pavarësisht mungesës së Lamine Yamal.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes në Baku, strategu gjerman shpjegoi arsyet mjekësore pse anësori mbeti në Spanjë.

“Kemi luajtur edhe më parë pa Lamine, ndaj mendoj se e dimë çfarë duhet të bëjmë për të fituar. Pse u la të pushonte? E kontrolluam dje në mëngjes dhe vendosëm se do të ishte më mirë për të që të qëndronte në Barcelonë dhe të pushonte,” tha Flick.

“Sabahu është një ekip që pëlqen ta ketë topin dhe të luajë futboll. Nesër, gjëja më e rëndësishme do të jetë të kemi qasjen e duhur,” shtoi ai.

/GazetaBlic Sport