Sporti

Diego Milito me fjalë të mëdha për Lautaro Martinez: Super lojtar, do të arrijë nivele edhe më të larta

12/01/2023 10:05
nga:Mergim Rreci

Ish sulmuesi i Interit, Diego Milito, mbetet një idhull i tifozëve të kësaj skuadre.

Në një intervistë për mediet italiane, Milito ka komentuar formën fantastike në të cilën po kalon bashkëvendasi i tij, Lautaro Martinez, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të gjithë e kemi parë, po flasim për një super lojtar. Mendoj se ka ende shumë për të dhënë, e ka treguar lojtarin që është dhe nuk kisha asnjë dyshim se do të arrinte këto nivele. Ai di si të përshtatet me shokët e tij. Ai shkoi shumë mirë me Lukakun dhe tani e shohim mirë edhe me Thuramin. Shpresoj që të dy të mund të shënojnë shumë gola. Jam shumë i lumtur që e shoh aty ku është tani sepse e njoh që kur ishte fëmijë”-deklaroi Milito.

/GazetaBlic Sport/