Lajme

Detaje të reja nga vrasja e ndodhur në Prishtinë

06/14/2023 22:23
nga:Y I

Në “Rrugën C”, në Prishtinë ka pasur të shtëna arme, ku një person ka mbetur pa shenja jete.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se është gjetur nje veturë e djegur.

E kjo veturë dyshohet që është e personave të implikuar në këtë rast.

”Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë Ahmeti për “Gazeta Blic”

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur